http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sfidat kundër terrorizmit dhe vala e emigranteve janë sot problemet kryesore me te cilat përballet Europa e si te tilla kane dominuar edhe takimet qe kryetari i kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar ne Berlin. Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Brendshme në Bundestag, z. Ansgar Heveling gjate takimit me Metën ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë ne luftën kundër terrorizmit, duke theksuar se ne raport me krizën e refugjateve duhet nje bashkëpunim me i forte mes Bashkimit Europian dhe vendeve te Ballkanit. Ndërkohe, qe kreu i kuvendit e ka njohur me masat për kufizimin e fenomenit të azilkërkuesve.Ansgar Heveling:Kam patur kënaqësinë që sot të shkëmbej me Kryetarin e Kuvendit mjaft mendime mbi çështje që i takojnë të dy vendeve tona, si për shembull azilkërkuesit dhe çështjen e emigracionit, tematika ku bashkërisht jemi angazhuar intensivisht. Gjermania prej disa javësh ka marrë disa vendime të përbashkëta për t?i ofruar vendit tuaj një perspektive bashkëpunimi në të ardhmen.Ilir Meta:Ishte kënaqësi të diskutonim me Kryetarin e Komitetit për Çështjet e Brendshme në Bundestag z. Heveling lidhur me përballimin dhe disa prej sfidave më të vështira sikurse është përballimi i krizës së emigrantëve, të refugjatëve, ashtu sikurse kemi edhe çështje të tjera mjaft të mprehta për Europën dhe për Shqipërinë sikurse është lufta kundër terrorizmit. Njëkohësisht kemi diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe për të gjithë çështjet e tjera të brendshme që janë dhe një prioritet mjaft i rëndësishëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.Meta ka diskutuar edhe rreth angazhimit te Shqipërisë per reformën ne drejtësi, duke theksuar se reforma ne drejtësi do te ndihmoje luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.