Veliaj: Padi Bashës në Prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku Erjon Veliaj do te padisë ne Prokurori paraardhësin e tij Lulzim Basha dhe ish kryekomunarin e Farkës Fatbardh Plaku. Duke përmendura nje sere shkeljesh dhe abuzimesh me lejet e ndërtimit, Veliaj theksoi se kryetaret demokrate nuk mund t?i shmangen pergjegjesise ligjore ne lidhje me shkeljet e bëra ne dem te qytetareve. Kryetari Veliaj nuk la jashtë akuzave prokuroret dhe gjyqtaret. Sipas tij, punonjësit e sistemit te drejtësisë duhet te japin vendime te drejta, te pandikuar nga njerëzit me pushtet. Velija ka sqaruar edhe situatën ne pallatin pranë Kopshtit Botanik, i cili rrezikon shembjen nga shkarja e dherave. Me përfundimin e projektit nga ekspertet, do te nderhyet ne zone per parandalimin e rrëshqitjeve te mëtejshme. Velija përforcoi qëndrimin se demi financiar do t?i faturohet firmës ndërtuese qe ka hapur gropën ngjitur bllokut te pallateve ne ketë zone te Farkës. Duke marre shembull nga ky rast, kryetari Veliaj u beri apel qytetareve qe para se te blejnë shtëpi te verifikojnë me pare dokumentet e firmës ndërtuese. Ndërkohe, Veliaj premtoi se para vitit te ri do te behet hipotekimi i 300 apartamenteve ne kryeqytet.