Nishani, homazhe në Bataclan - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili ndodhet ne kryeqytetin francez ne kuadër te samitit per ndryshimet klimaterike ka nderuar qytetarët që humben jetën si pasoje e akteve terroriste te 13 nëntorit. Kreu i shtetit ka zhvilluar homazhe para teatrit Batacklan, duke dënuar sulmet e përgjakshme e duke rikonfirmuar pozicionin e Shqipërisë ne krah te Francës.?Shfrytëzuam rastin për të qenë të pranishëm këtu ku akti barbar tregoi se jo vetëm Parisi, jo vetëm Franca, por mbarë bota është solidare me këtë vend të gatshëm për të reaguar në mënyrë të përbashkët ndaj këtyre krimeve makabre dhe për të treguar se liria është mbi gjithçka dhe bota e qytetëruar nuk do të mundet dhe nuk do të dorëzohet përpara asnjë akti, asnjë grupi dhe asnjë veprimi që synon të thyejë civilizimin, të ndryshojë mënyrën e jetesës sonë e cila funksionon mbi bazën e lirisë. Liria do të mbetet gjithmonë e shenjtë dhe padyshim bota e civilizuar do të shkojë gjithmonë e më përpara. Nderim të përjetshëm kujtimit të atyre viktimave, të cilët e jetonin jetën e tyre në lirë, e jetonin jetën e tyre ashti siç e dëshironin dhe besoj se Franca, Parisi dhe e gjithë bota e civilizuar do të vazhdojë ta jetojë jetën në liri dhe në civilizim të plotë.?Presidenti Nishani, ashtu si dhe drejtues të tjerë të larte të shtetit, u solidarizuan me Francën pas sulmeve terroriste ku humben jetën 130 persona, e duke përsëritur vullnetin e Shqipërisë për te kontribuar ne luftën kundër terrorizmit.