Pronarët kundër ligjit të ri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te kalimit ne kuvend te ligjit te ri te pronave, pronaret i bëjnë thirrje qeverise qe te reflektoje, duke mos votuar ndryshimet ligjore. Ata argumentojnë se ky ligji ashtu si paraardhësit e tyre, do ankimohet ne Gjykatën Kushtetuese. Por mbi te gjitha, çdo rast do te përfundoje ne Gjykatën e Strasburgut. Myrshit Vorpsi argumenton demin financiar dhe juridik qe sjell ky draft. Nga ana tjetër, amendimet parashikojnë qe për një periudhe tre vjeçare te rishikohen te gjitha aplikimet e pronareve dhe me pas do te bëhet vlerësimi për kostot. Pronaret kane kundërshtuar çdo ligj prone qe është hartuar nga qeveria, por sipas tyre ky i fundit është rrënues per ta dhe lehtëson barrën financiare qe qeveria ka për kompensimin.