Gara për zonën e Spitallës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
28 nëntori shënoi përfundimin zyrtar të afatit për shpalljen e fituesit në zonën e lirë ekonomike të Spitallës. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ende nuk ka publikuar se kush do të jetë zhvilluesi i kësaj zone në garën ku u paraqitën dy kompani: njëra nga kina përmes konsorciumit ?Zhejiang Haiteng investment co.ltd? dhe ?Bejing dongrun tongbao technology co.ltd? dhe italiania ?rendur 4? sh.p.k. Burime konfidenciale për Vizion Plus, thanë se tenderi nuk ka dështuar, por komisioni i vlerësimit të ofertave ka shtyrë edhe me 15 ditë afatin për shpalljen e fituesit në mënyrë që të marrë kohën e mjaftueshme për verifikimin e dokumentave të kompanive. Të njëjtat burime shprehen se firma italiane është s?kualifikuar nga tenderi për shkak se nuk ka përmbushur kriteret e vlerësimit. Kompania ?Rendur 4? solli një ofertë e cila nuk kishte vlerë financiare, siç e parashikon procedura. Së dyti, italianët nuk kanë siguruar ofertën. Konkurrentët në tender duhet të siguronin pjesëmarrjen ne garë me një vlerë nga 7 deri në 15 milion lekë në formën e parave të ngrira në bankë ose përmes kompanive të sigurimit. Ditën e përfundimit të ofertës, Komisioni i Vlerësimit do të duhet të zgjedhë ose firmën kineze, ose rihapjen edhe njëherë të procedurave të tenderit për këtë zonë.