http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një termet apo një tjetër rrëshqitje e tokës ne ketë zone te kopshtit botanik, do te ishte fatal per pallatet pranë gropës se hapur per ndërtim. Çdo minute qe kalon eshte kërcenim per dhjetëra banore qe jetojnë ne ketë pjese te kryeqytetit. 7 familjet e pallatit me te rrezikuar nga shembja, jane evakuuar dhe strehuar ne nje nga hotelet e kryeqytetit. Ditën e marte eksperte te tokës, inxhiniere dhe përfaqësues te nje firme te kontraktuar nga emergjencat civile, pritet te ndërhyjnë per te parandaluar rrëshqitjet e mëtejshme. Kreu i emergjencave civile Shemsi Premci konfirmon për Vizion Plus, se 50 deri 70 milion leke parashikohet te jete fondi per ngritjen e pritave dhe shtyllave mbrojtëse. Edhe prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi sqaron masat emergjente qe po merren per te ruajtur pallatin nga shembja. Por te gjitha ndërtimet e larta te bera ne kete pjese kodrinore te ish- komunës se Farkës, sot pjesë e Bashkisë së Tiranës, jane te rrezikuara. Prefekti tregon se pallatet janë ngritur pa respektuar kriteret dhe pa u kryer me pare studimi i tokës. Pas ndërhyrjes emergjente ne ketë zone, shtabi i emergjencave civile te kryeqytetit do te beje nje studim te detajuar te zonës, per ndërhyrjet qe duhen bere per te siguruar jetën e banoreve dhe banesat e tyre miliona leke. Ndërkohë, drejtuesi i firmës qe vite me pare ka hapur gropën per ndërtim ne kete zone eshte shpallur ne kërkim. Nje dite me pare Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj deklaroi se nuk do te beje zbardhjen e lejes. Ndërsa firma do te marre përsipër demet qe i janë shkaktuar familjareve ngjitur.