Ekspertët e sigurisë për terrorizmin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha Agjencitë e Sigurisë duhet të mbajnë nën vëzhgim persona të cilët janë burim rreziku për sulme të mundshme ekstremiste ndërkohë që sipas ekspertëve, në Shqipëri, nuk ka një koordinim te mirëfillte mes tyre. Ish-numri dy i Shërbimit Informativ në vitet ?90 Bujar Rama, përmend rastin e të riut nga Pogradeci Mariglen Dervishllari, i cili edhe pse u kthye në Shqipëri i plagosur nga lufta, ai sërish iu bashkua luftimeve ku mbeti dhe i vrarë në Siri. Ndërsa strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror po mbajnë ne vëzhgim disa shoqata. Fatos Klosi njeriu qe e ka drejtuar këtë shërbim per vite me radhe, thotë se elemente te dyshimte kane hyre ne Shqipëri nen petkun e shoqatave te bamirësisë. Sipas ekspertëve kërcënimi nuk është kombëtar, por global. Në një situatë në të cilën po përdoret feja, Rama dhe Klosi thonë së duhet gjetur një zgjidhje për të çliruar të rinjtë nga indoktrinimi. Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaruan se nuk ka vend për panik, ndërkohë që masat vijnë si reagim normal pas sulmeve të Parisit. Për situatën, presidenti Bujar Nishani mblodhi dhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë.