http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita hedh sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Kjo ka sjellë sërish ndërprerjen e seancës nga kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili kërkoi pushim për të marrë vendimet e mëtejshme. Hedhja e gazit lotsjellës u parapri nga arrestimi i deputetit të Vetëvendosjes Fisnik Ismailit, që sipas policisë gjatë kontrolleve iu gjetën dy tymuese. Pas pezullimit të seancës, kreu i grupit parlamentar të vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se arrestimet janë një përpjekje për të shtypur opozitën. Ai shtoi se partitë opozitare do të vijojnë bllokimin e seancave parlamentare. Ndërkohë kryesia e kuvendit mbajti një seancë të jashtëzakonshme, ku vendosi vijimin e seancës në një sallë të improvizuar. Forcat e sigurisë, nuk kanë lejuar kalimin e deputetëve opozitarë. Gjate seancës se sotme ne kuvendin e Kosovës, ka patur nje prani shume te madhe te forcave te policisë.