“Nata e Bardhë” me John Newman - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse shumë nga institucionet e kulturës zgjodhën që të ofrojnë shfaqje falas në 28 dhe 29 nëntor, numri më i madh i spektatorëve ka qenë në sheshin ?Skënderbej?, aty ku këngëtari britanik John Newman ka performuar per ?Natën e Bardhë?. Fansat kane kënduar këngët e Newman deri ne mesnate. Vetëm pak metra më larg, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ofronte më shumë traditë. Por, ata që kanë zgjedhur të duartrokasin këtë shfaqje, që përcolli edhe këngët më të njohura shqiptare, kanë qenë publiku i zakonshëm i Teatrit të Operas. Gjatë festave të nëntorit, më të vegjlit kanë zgjedhur Teatrin Eksperimental. Më pak, është zgjedhur shfaqja për mbretëreshën Teutë në Teatrin e Kukullave dhe akoma më pak cirku. Numrin më të madh të vizitave në institucionet kulturore e ka regjistruar Muzeu. 28 dhe 29 nëntori janë dy ditët kur ky institucion pret të gjitha shkollat 9-vjeçare për t?i prezantuar vizualisht me atë pjesë të historisë që nxënësit e mësojnë në libra.

Free Traffic Exchange