Meta vizitë në Gjermani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turizmi dhe energjia janë dy sektorët, ne te cilat biznesi gjerman është i interesuar te investoje ne Shqipëri. Gjate nje vizite qe kryetari i kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar ne Gjermani me drejtuesit e komisioneve parlamentare te landit te Westfalisë së Renit të Veriut, kane nënvizuar gatishmërinë per te forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona. Kryetari komisionit për çështjet evropiane, Nicolaus Kern theksoi se Shqipëria mund të përfitojë nga përvoja që ka Gjermania në sektorin energjetik.?Natyrisht Shqipëria është një vend i bukur dhe ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit, por punët janë me perspektive edhe në drejtim të sektorit energjetik. Ne kemi shumë kompani që janë ndër më të mirat sa i përket sektorit energjetik dhe dëshirojmë një bashkëpunim të Shqipërisë me këto kompani në të ardhmen?Nga ana e tij kryetari i kuvendit Ilir Meta premtoi se reformat që Shqipëria ka ndërmarrë, veçanërisht reforma në drejtësi, do të krijojnë një klimë më të sigurt juridike për investimet e huaja. Gjatë takimeve u diskutua edhe situata e sigurisë në rajon dhe Evropë si dhe kriza e refugjatëve.

Free Traffic Exchange