Dita pa makina në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vitin e ardhshëm te gjitha ditët ne qendër te kryeqytetit do te jene si sot, pa makina dhe vetëm per këmbësoret. Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj rikonfirmoi se sheshi ?Skënderbej? do te jete vetëm per këmbësoret dhe biçikletat. I pyetur nga Vizion Plus kryebashkiaku la te kuptohet se ne qendër do te zbatohet projekti i dikurshëm i kryetarit Rama, por me disa modifikime, duke shtuar hapësirat ujore dhe ato te gjelbra. Veliaj deklaroi se procesi qe do i paraprije projektit është përfundimi i unazës se vogël dhe kryerja e shpronësimeve. Me rikthimin e festimeve per natën e bardhe, festes se çlirimit, qendra e Tiranës kete te diele është vetëm per këmbësoret. Te favorizuar nga moti me diell, kryeqytetasit janë përfshire ne aktivitete e organizuara nga bashkia. Biçikleta me shume se çdo dite tjetër, muzike, aktivitete sportive dhe kulturore do te vijojnë deri ne oret e vona te mbrëmjes, ne hapësirën pedonale nga Muzeu Historik deri tek hotel ?Dajti?. Kryetari Veliaj deklaroi se financimet per aktivitete e Natës se Bardhe jane mbuluar nga sipërmarrësit pirvat. Ndërkohe ne 6 dhjetor, si ne shume vende te botes edhe ne Tirane do te ndizen dritat per festat e fundvitit.