Sekuestrohen 2 milionë euro - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve te Rënda sekuestroi 2 milionë euro llogari bankare të një shoqërie me seli ne Kavaje, e cila merrej me import eksportin e gurëve të çmuar me origjinë nga Tanzania. Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se u vendos sekuestro mbi llogaritë bankare të shoqërisë ?Alenfra? me administratore shtetasen italiane Simonetta Coniglio, pasi dyshohet se të ardhurat janë krijuar nga pastrimi i parave. Sipas organit të akuzës shoqëria nuk justifikonte burimin e të ardhurave, të cilat ishin derdhur në një bankë të nivelit të dytë në Kavajë. Nga regjistrimi në QKR, shoqëria ?Alenfra? e themeluar në vitin 2014 merret me tregtimin e metaleve të çmuara?, nga Tanzania, në drejtim të Shqipërisë e më tej në Europë, por edhe me prona të patundshme. Nga hetimi, shumat e derdhura në bankë në një kohë të shkurtër nuk justifikoheshin, ndërkohë që krijuan dyshimet se po kryhej pastrim parash. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda Simonetta Coniglio, në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Sergio Pisaneschi dhe bashkëpunëtorin Paolo Tadeo, po zhvillonin aktivitetin e pastrimit të parave në Shqipëri. Këta persona kishin precedentë penalë në vendin e tyre për ?mashtrim? dhe ?procedura mashtruese falimenti?. Edhe pse organi i akuzës ka kërkuar letër porosi nga vendi fqinj ajo ende nuk ka mbërritur ndërkohë që procedura tashmë po ndiqet nga krimet e rënda.

Free Traffic Exchange