Anulim, referendum ose zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Nëse qeveria nuk do të anulojë marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, atëherë t?i hedhë ato në referendum ose vendi të shkojë në zgjedhje të reja?. Ky ka qenë qëndrimi i partive opozitare në Kosovë, të cilët organizuan protestën e 28 nëntorit në kryeqytetin e Kosovës. Fjalën e tij në këtë tubim e ka mbajtur dhe deputeti Albin Kurti, pavarësisht se për këtë të fundit ka një fletarrest te lëshuar nga Gjykata. Në këtë proteste paqësore, kanë qenë të pranishëm mbështetës te opozitës nga Mitrovica në Prizren. Keta te fundit jane sjelle me autobusë për të marrë pjesë në tubimin e mbajtur në sheshin ?Zahir Pajaziti? në Prishtinë. Prej kohesh, opozita ka bllokuar punimet ne kuvend dhe ka mbajtur protesta pasi kundërshton dy marrëveshjet me Serbinë për bashkësinë e komunave serbe dhe për kufirin me Malin e Zi.

Free Traffic Exchange