Vlorë, Rama premton 132 milion $ investime - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qarku i Vlorës do të përfitojë investime me qëllim zhvillimin instrastrukturor. Kryeministri Edi Rama, përfitoi nga prania në këtë qytet me rastin e festimeve të pavarësisë, për të inauguruar çeljen e zyrës së re rajonale të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Pas hapjes se zyrës, kryeministri tha se rajoni jugor ka qene i përfshirë nga kaosi 25-vjeçar, përbën prioritet strategjik për zhvillim. Projektet urbane, të cilat janë zbatuar përgjatë këtyre dy viteve në rajonin e Vlorës, si dhe ato që planifikohen të nisin vitin e ardhshëm përbëjnë një volum investimesh me vlerë 132 milion dollarë. Deri tani, në rajonin e Vlorës janë zbatuar dhe janë në përfundim rreth 18 projekte të infrastrukturës të investuara nga qeveria në kuadër të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve dhe projekteve të tjera zhvillimore në vlerën prej rreth 36 milion dollarë.