http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
103-vjetorin e pavarësisë, krerët e shtetit e festuan në Vlorë. Akti më historik i kombit shqiptar, shkëputja nga Perandoria Osmane, u përkujtua me nje ceremoni te posaçme ne sheshin e flamurit. Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e përfaqësues të pushtetit vendor, vendosën kurora pranë varrit të arkitektit të pavarësisë së Shqipërisë. Kujtohet shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, nga Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe patriote të shumë nga të gjitha viset shqiptare. Edhe këtë vit, Vlora mblodhi jo vetëm qytetaret, por edhe shume vizitore nga Kosova e Maqedonia. Menjëherë pas aktit të shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.