Beqaj flet për skandalin e rimbursimit dhe tenderat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përballë valës se akuzave te opozitës për afera korruptive dhe politika klienteliste ne shëndetësi, ministri Ilir Beqaj thotë se mban përgjegjësi politike per gjithçka ndodh ne institucionin qe drejton. I ftuar ne emisionin ?Kapital? te Aleksandër Furxhi ne Vizion Plus, Beqaj flet mbi skandalin e rimbursimit te ilaçeve, qe sipas medias ka një dem prej afro 1 milionë e gjysme dollarë. Ai thotë se përgjegjësit e kësaj skeme mashtrimi do t?u kthejnë paratë e humbura qytetareve.?U zbulua, por ende nuk e dimë se sa është shifra qe ka humbur. Përgjegjësi politike mbaj për çdo gjë qe ndodh ne shëndetësi. Këto para qytetareve do t?ia kthejnë ata qe i kane marre, sepse prandaj është Prokuroria dhe njerëzit e ligjit. Drejtoret e Fondit te Sigurimeve janë emëruar sipas çdo procedure, unë ne Këshill te Përgjithshëm te tjerët sipas piramidës. Janë 14 depo ne Prokurori, 16 farmaci dhe 25 mjek qe kane shkelje administrative me fondin. Kjo është situata me rimbursimin dhe po vazhdojmë te kontrollojmë per te nxjerre probleme edhe me barna te tjera?.Beqaj sqaron edhe çështjen e tenderit te barnave te fituar nga kompania ?Omega Pharma?, drejtuesi i se cilës është pas hekurave, qe sipas opozitës përben nje afere te hapur. Sipas ministrit, nuk mund te ndalohet pjesëmarrja ne tender e dikujt qe nuk është shpallur fajtor dhe ne këtë rast arrestimi është kryer pas shpalljes se fituesit. Ne kunderpergjigjje te akuzave, ai i kujton PD-se nje kontrate pa tender, qe sipas tij është e lidhur me kompaninë ?Omega Pharma? ne 2013.?Nëse ka ndonjë vlere për publikun, por nuk besoj se ka, nuk janë 31 milion leke, por shume me pak, sepse ne atë gare ka 25 lote dhe totali i 25 loteve është 31 milion dhe ajo ka vetëm nje lot, dmth është diçka te 600-700 mije leke po prapë nuk ka rendësi, sepse nuk duhet fituar një tender ne mënyre te paligjshme pavarësisht shumes. Deri ditën qe ne e kishim shpallur fitues nuk kishte ndodhur ndalimi i tij dhe për sa kohe dikush nuk është shpallur fajtor nga Gjykata, nuk ndalohet te marre pjese ne tender dhe këtë nuk e vendos unë. Kjo ?Omega Pharma? qe përmendet këtu ka patur nje lajm para disa ditësh me Spitalin e Vlorës gjate 2013, kur e pati PD-ja e lidhi kontrate pa tender fare?.Gjate kësaj interviste, Ministri i Shëndetësisë foli për lehtësirat fiskale, te cilat sipas tij, kane ulur çmimin e barnave.?Ne sot kemi ne Shqipëri nje treg barnash, i cili është 35% me i lire se ai ne 2013. Dmth nqs ne Shqipëri ne 2013 barnat e vendosura ne treg e pakicës, ne rimbursim e furnizim spitalor, apo ato qe blihen nga paratë e konsumatorëve kane qene 30 miliard leke, sivjet është 20 miliard leke?.Sipas Ministrit te Shëndetësie, efektin e pare e ka dhënë heqja e TVSH-së e barnave nga 10 % qe ishte.