Demokratët festojnë të ndarë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike vijon traditën e festimeve më vete të festave të nëntorit, e ndarë nga të majtët. Për demokratët, 28 nëntori është festa jo vetëm e pavarësisë, por edhe e çlirimit të vendit. Ishin disa dhjetëra demokratë, të cilët iu bashkuan krerëve të partive opozitare në këtë ceremoni përkujtimore. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ish-drejtuesi i PD Berisha, deputetë dhe përfaqësues të tjerë të së djathtës, zhvilluan ceremoninë e tyre në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.Ne urimin e shkurtër dhënë për mediat, kryetari Basha nuk ngurroi ta shfrytëzojë për të dhënë një mesazh politik. Festimet e veçanta, janë një ndarje jo vetëm historike por edhe politike mes të djathtëve dhe të majtëve, që zgjat prej 25 vitesh.

Free Traffic Exchange