Bora mbulon zonat malore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulja e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshjet e dëborës se parë. Gjatë 24 orëve të fundit zonat malore në Qarkun e Korçës, fshatrat si Dardha, Sinica, Areza, Nikolica, por dhe Vidohova e Ponça në Devoll janë mbuluar nga dëbora. Reshje bore ka pasur në fshatrat Vithkuq e Shtylle, por dhe ne disa zona malore të Kolonjës. Nga zyra e emergjencave civile pranë Prefekturës se Korçës behet e ditur se nuk ka pasur probleme në qarkullimin e mjeteve. Me te dendura reshjet e dëborës janë në veri-lindje, e për pasoje janë shfaqur ende probleme per automjetet e tonazhit të rëndë. Kompanisë mirëmbajtëse te rrugëve i ka mbaruar kontrata dhe nuk i është rinovuar, megjithatë ajo ka ndërhyre me borëpastruese. Shtabi i Emergjencave Civile u ben apel drejtuesve te mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në akset rrugore sidomos në zonat e thella. Edhe qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës qe nisen mbrëmjen e së enjtes. Intensiteti më i madh ka qenë në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit, por bora ka mbuluar edhe qytetin e Peshkopisë e të Bulqizës. në zonat malore, në komunat më të thella, si kala e Dodës, Trebisht, krastë selishtë, trashësia ka arritur deri në dhjetë centimetra. Policia e Dibrës bën të ditur se asnjë aks rrugor rural nuk rezulton i bllokuar.