Përgjysmohen fondet për investimet e Bashkisë Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga 13 milion dollarë shkurtime të fondeve që qeveria jep për pushtetin vendor si pasoje e zerimit te taksës per biznesi e vogël, 10 milion i ikin bashkisë më të madhe asaj të Tiranës. Si vlerë në para, bashkitë marrin më shumë se një vit më parë për shkak të zmadhimit të tyre, por financimet për rrugë të reja janë tkurrur ndjeshëm dhe shkojnë për njësi vendore si Mati, Bulqiza apo Kukësi. Ndryshe nga debatet parimore që janë bërë të shpeshta në Komisionet Parlamentare gjate ditëve te prezantimit te buxhetit, në seancën e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese deputetët e të dyja palëve, si të mazhorancës, ashtu edhe të opozitës, kanë ngritur si shqetësim mënyrën se si financat po ndajnë grantet që u japin bashkive.4duke sqaruar deputetët për kërkesat e tyre, zv/Ministri i Financave për çështjen e shpenzimeve, tha se kjo bëhet në mënyrë që t?i jepet më tepër pavarësi pushtetit lokal. Si përfundim, deputetët vendosën që të kenë një seancë të posaçme me ministrin Bledi Çuçi, për të sqaruar këtë problem, në një anë që vetë Bashkia e Tiranës ka kërkuar të dëgjohet në komisione për çështjen e buxhetit. Ndërkohë opozita ka ngritur dy shqetësime të tjera: interesin e lartë të eurobondit, dhe rritjen e kontributeve për profesionet e lira. Deputetët e mazhorancës, nuk kanë ndalur kritikat ndaj qeverisë, si për aksionin kundër informalitetit, i cili sipas deputetit, Artan Gaçi është shfrytëzuar nga inspektorët për t?i rënë në qafë biznesit të vogël. Por kritika ka marrë edhe pjesa që qeveria nuk po merr asnjë politikë për të nxitur investimet e biznesit në monedhën euro. Rënia e interesit të depozitave në këtë valutë, përbën një shqetësim për ekonominë, ndërsa vetë deputeti socialist tha që bankat po refuzojnë të marrin depozitë në euro.

Free Traffic Exchange