Pronat kalojnë te “Ligjet” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca plenare e 3 dhjetorit, ka ne rendin e ditës ligjet me te rëndësishme te këtij sesioni parlamentar dhe është e para qe prej shtatorit ne te cilën mazhoranca duhet te shtrëngoje radhët për te pasur 84 vota, ne mënyre qe te miratoje disa prej nismave te saj kryesore. Por presioni i seancës se te mërkurës është ndjere qe sot ne Komisionin e Ligjeve, i cili ka dëgjuar 3 institucione e ka miratuar 4 ligje ne nje mbledhje maratone. Ligji qe u shoqërua me me shume debate është ai i kompensimit te pronareve, te cilin, opozita e braktisi ne shenje proteste.E vetme mazhoranca miratoi nen për nen edhe ligjin per lojërat e fatit, ku ra serish ne sy abstenimi i kryetarit Fatmir Xhafaj, krahas abstenimit te Tahir Muhedinit. Per shkak se te premten ne 5 dhjetor kuvendi do te shqyrtoje buxhetin, seanca plenare është afruar te mërkurën dhe ne rendin e ditës, do te jene ndryshimet ne kodin penal ne kuadër te luftës kundër informalitetit, ligji i pronave, kërkesa e Partisë Demokratike per hetimin ndërkombëtar te CEZ, ligji per lojërat e fatit si dhe një sere ligjesh te tjera.

Free Traffic Exchange