Meta: Luftë të ashpër korrupsionit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, reforma në sistemimin e drejtësisë, pritet t?i japë përgjigje çdo akti korruptiv, luftës kundër korrupsionit. Në një intervistë dhënë për televizionin italian ?Unita?, kryeparlamentari u shpreh se miratimi dhe zbatimi i kësaj reforme, do ta afrojnë më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian.?Lufta kundër krimit të organizuar është një preokupim madhor i gjithë institucioneve të vendit tonë dhe në këtë drejtim besojmë se edhe reforma në drejtësi, të cilën shpresojmë që pas opinioneve të Komisionit të Venecias ta çojmë përpara duke miratuar ndryshimet të caktuara kushtetuese, të ndihmojë për forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe për luftën edhe më të suksesshme dhe me efikasitet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që mbeten dy sfida serioze ende për vendin tonë sikurse për vendet e rajonit.?Një tjetër sfidë me të cilën për mund të përballet Shqipëria, këtë radhë jo politike, është edhe prekja nga refugjatët sirianë. Meta garantoi se Shqipëria, nuk do në marrë asnjë masë për t?i penguar ata.?Shqipëria nuk do të ndërtojë asnjë mur për të penguar emigrantët që të hyjnë në vendin tonë dhe nuk mendojmë se kjo situatë përballohet duke ndërtuar mure. Por duke bashkëpunuar në mënyrë të afërt me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe të gjitha venet e rajonit tonë, pasi vetëm përmes përpjekjeve të koordinuara dhe duke ndarë së bashku barrën e rëndë të kësaj krize, mundet t?u vijmë në ndihmë të gjithë të rrezikuarve nga lufta. Dhe njëkohësisht nënvizojnë problemet e sigurisë, problemet sociale që kjo krizë e emigrantëve dhe e refugjatëve po sjell në Europë.?Gjatë qëndrimit në Itali, kryeparlamentari Meta është takuar me ish-kryeministrin Massimos D?Alemai dhe sh-ministrin e Jashtëm italian Franco Fratinni, me të cilën u ndaj mindja se sfidat e të sigurisë në Europë dhe kriza e refugjatëve shton nevojën e përforcimit të projektit europain. Më herët, Meta zhvilloi një takim me student të Universitetit ?Sapienza? të Romës.

Free Traffic Exchange