Arrestohet Prokurori i Fierit për korrupsion - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje Prokuror i Fierit ka përfunduar ne pranga nen akuzën e korrupsionit pasiv. Petrit Vukaj eshte arrestuar mëngjesin e se premtes ne Tirane. Uniformat blu kane ekzekutuar një vendim te Gjykatës se Krimeve te Renda. Organi qendror i akuzës bën me dije se Vukaj kishte marre përsipër zbutjen e kërkesës se dënimit ndaj shtetasit Elton Xhemali, i cili akuzohej per shkeljen e rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekje. Me datën 31 mars, ne aksin Levan-Tepelene, Xhemali aksidentoi shefin e rendit te komisariatit te Delvinës, Perparim Bizhga. Shkaktari i aksidentit kishte shfrytëzuar faktin qe vëllai i tij kishte miqësi me oficerin e policisë se shtetit Gazmir Nelollari, per te ndërhyre tek përfaqësuesi i akuzës se Fierit. Prokurori Petrit Vukaj ka marre përsipër te shmange dënimin per Elton Xhemalin ne këmbim te shumes se 300 mije lekeve. Pas ndërhyrjes së dyshuar Vukaj, në seancën e datës 07 tetor te këtij viti në Gjykatën e Fierit Vukaj kërkon ?Dënimin me 2 vjet burgim për të pandehurin Elton Xhemali dhe pezullimin e dënimit e kalimin e tij në shërbim prove?. Kërkesa e prokurorit është pranuar pjesërisht nga ana e Gjykatës, e cila vendos ?dënimin me 18 muaj burgim?, por duke mos pranuar kërkesën për pezullimin e dënimit. Ky vendim i Gjykatës rezulton se, nuk ka kënaqur aspak të pandehurin Elton Xhemali, të cilit, i vëllai Arjan Xhemali dhe polici Gazmir Nelollari, i kishin dhënë garanci se kishin ndërhyrë të prokurori dhe ai do të dilte nga paraburgimi.

Free Traffic Exchange