http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet dhe socialistet kane diskutuar per ore te tera ne mbështetje te ligjit qe largon kriminelet nga parlamenti dhe skena politike. Por ajo qe ra ne sy ne seance plenare ishte qëndrimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaroi voten kundër draftit konsensual nëse nuk miratohet testi i drogës; edhe pse vete PD, nuk e kishte kusht te panegociueshem kete pike. Pavarësisht se te dy kampeve politike iu deshen nje vit qe te arrinin tek kompromisi per dekriminalizimin, ne seance nuk munguan replikat e ashpra. Ndërkohe qe socialisti Ben Blushi deklaroi se ligji nuk garanton largimin e krimineleve nga parlamenti; pasi problem qëndron tek mënyra si funksionojnë partite politike ne Shqipëri. Ne seancen e sotme eshte parashikuar vetëm diskutimi i projekt-ligjit per dekriminalizimin, pasi votimi do te behet me vone kur te jene gati edhe ndryshimet kushtetuese per kete qellim.