http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulja e normës së interesit të lekut, në kushtet që ekonomia, nuk po performon si duhet, është i vetmi instrument në dorën e Bankës së Shqipërisë për të nxitur konsumin. Në një intervistë për Vizion Plus, guvernatori Gent Sejko konfirmon se norma e interesit te depozitave është ne minimumet historike, por kjo nuk do të thotë se qytetarët po humbin fitimet e tyre, përkundrazi kjo është një lëvizje që paratë të investohen në ekonomi. Banka Qendrore planifikon që kjo politikë të jetë e tillë, me normë interesi drejt kahut të uljes, deri në vitin 2018.Për Bankën e Shqipërisë, kreditë e këqija vijojnë të mbeten një problem me rëndësi kombëtare, dhe te kjo pjesë guvernatori kërkon që edhe sistemi gjyqësor të jetë më fleksibël dhe të bashkëpunojë më shumë me bankat për zgjidhjen e huave me probleme. Ndërsa lidhur me buxhetin 2016-të, që qeveria është duke diskutuar në parlament, Gent Sejko thotë se financat me këtë plan të ri, synojnë rrugën e konsolidimit fiskal, duke qënë se ulet ndjeshëm niveli i defiçitit dhe borxhit publik. Këtë vit, Banka e Shqipërisë ka ulur pritshmërinë për rritjen ekonomike nga 3% që parashikonte në fillim, në nivelin mes 2.5 dhe 2.7%. Ndërsa për vitin tjetër, vlerësimet e saj janë që ekonomia mund të rritet mes vlerave 3- 3.4%, shifra që nëse do të arrihen, do të japin ndikimet e tyre të mëtejshme pozitive për ekonominë tonë.