“Shërbimet hipotekore te noterët” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi se nga 1 janari, të gjitha shërbimet hipotekore do të mund të kryhen tek noterët. Ndryshe nga herët e tjera, në takimin me noterët, Manjani foli me ton më të qetë, duke i cilësuar ata si përfaqësuesit e tij më të mirë. Sipas Ministrit të Drejtësisë, tashmë shërbimet hipotekore, do të kryhen të noterët, kjo dhe për shkak se zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, nuk mund të ofrojë shërbimet e saj, pasi ende nuk është dixhitalizuar. Gjatë takimit në Ministrinë e Drejtësisë Manjani u ndal dhe tek rastet e pastrimit të parave. Sipas tij, ky shërbim duhet të shërbejë dhe si parandalues i pastrimit të parave, pasi sa herë që nuk kryhet një shërbim noterial, tendenca është për të shkelur ligjin.