Protestë para Parlamentit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U mblodhën pranë selisë së Parlamentit, për të protestuar kundër asaj që e cilësojnë si mafia në pushtet. Ish-të përndjekurit politikë, pasi qëndruar për pak minuta në qetësi, nisën përpjekjet për t?iu afruar godinës. Me gjithë përpjekjet e forcave të policisë, ish-të përndjekurit politikë mundën të ecnin pak metra. Nuk munguan as hedhjet e vezëve kundër forcave të policisë. Duke parë tensionimin e situatë, uniformave blu rendit iu bashkuan edhe forcat speciale ?Shqiponja?. Situata degjeneroi në dhunë, kur ish-tre përndjekurit, nisën të përballeshin fizikisht me policinë.Kësaj situate forcat ?Shqiponja?, iu përgjigjen me prangosjen e një protestuesi, të cilin e shoqëruar në Komisariatin Numër 1 të kryeqytetit. Nëse protestat e mëparshme kundër qeverisë, kanë pasur mbështetjen e deputetëve opozitarë, në këtë të së enjtes, nuk u duk asnjë prej deputetëve demokratë.

Free Traffic Exchange