http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama u prit në një takim të veçantë nga homologu kinez Li Keqiang. Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe gjatë dy viteve të fundit, si dhe nxitja e konkretizimit të projekteve të përbashkëta, ishin në qendër të bisedës. Finalizimi i negociatave për të filluar punimet në ndërtimin e Rrugës së Arbrit, si edhe mbështetja kineze për Parkun Industrial në Zonën e re Ekonomike të Durrësit, ishte pjesë e diskutimeve mes dy kryeministrave. Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bën me dije se numëri një i qeverisë kineze, u angazhua të nxisë përfshirjen e sa më shumë kompanive kineze në jetësimin e Parkut Industrial, ku parashihet krijimi i 30 mijë vendeve të reja pune. Po ashtu, ai nënvizoi qeveria e Kinës është e gatshme të mbështesë zhvillimin e infrastrukturës portuale në Shqipëri. Nga ane tij, Kryeministri Rama e informoi homologun kinez lidhur me ecurinë e projekteve të rëndësishme në infrastrukturë. Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi si një moment të rëndësishëm të vizitës firmosjen trepalëshe të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes ministrave të Transportit të Shqipërisë e të Malit të Zi dhe Pacific Construction, për ndërtimin e Korridorit të Kaltër, pjesë e të cilit do të jenë edhe Bosnja e Kroacia. Bujqësia ishte një tjetër sektor ku pala kineze shfaqi interes të veçantë, sidomos sa i përket importit të produkteve shqiptare.. Qeveria kineze do akordojë një grant të për mekanikën bujqësore.Në fund të takimit, dy kryeministrat ranë dakord për zhvillimin e një vizite zyrtare të Kryeministrit kinez në Shqipëri.