“Masat kundër terrorizmit” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi se ngjarjet e rënda të ndodhura në Paris të Francës, sollën nje situate te re ne te gjithë Europen dhe per pasoje nxije te nevojës për t?i shpallur luftë terrorizimit. I pranishëm në Asamblenë të krerëve të policisë Juglindore që po mbahet në Tiranë, Cako tha se këto akte, imponojnë të mbahet një qëndrim.?Një vit më parë Policia e Shtetit mori presidencën e parë të SEPCA-s. Sot falenderoi ministrinë e Punëve të Brendshme, që na kanë dhënë iniciativave tona vlerësim. E kam konsideruar SEPCA-n si një familje të madhe, pasi çdo ditë janë përkushtuar duke rrezikuar dhe jetën e tyre. Situata e fundit në Francë na imponon të mbajmë një qëndrim. Të punojmë të gjithë së bashku kundër terrorizimit, radikalizmit, konsideruar akte kriminale kundër njerëzimit. Të pafundme janë sfidat që na presin së bashku në të ardhmen.?Disa ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se qytetarët shqiptarë nuk duhet të ndihen të kërcënuar nga sulme të mundshme terroriste. Cako ka bere gjithashtu te ditur se policia dhe organet e tjera të sigurisë kanë një listë ku mbahen nën vëzhgim persona të dyshimtë.