Konfrontim fizik mes deputeteve Lutaj - Dogjani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një konfrontim fizik mes deputetëve Pirro Lutaj dhe Asllan Dogjani, ndodhi gjatë punimeve të Komisionit të Sigurisë, ku po diskutohej buxheti i Shërbimit Informativ. Seanca me dyer të mbyllura u ndërpre për shkak të fyerjeve, të cilat degjeneruan në përplasjen mes dy deputetëve. Pak para debateve mbi buxhetin, Visho Ajazi Lika dërgoi zëvendësin e tij, Ylli Alushi, për të diskutuar mbi masat e marra mbi terrorizmin. Në mbledhjen me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar, Alushi raportoi mbi të dhënat e organeve sekrete nëse Shqipëria është e rrezikuar nga terrorizmi. Mësohet se Alushi, nuk paraqiti nivel të lartë rrezikshmërie për vendin tonë, ndërkohë që situata vijon të monitorohet nga agjentët e antiterrorit. Për situatën Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u shprehën se nuk është rasti për panik, por Shqipëria i ka marrë masat kundër terrorizmit si një veprim normal pas sulmeve në Francë. Për nevojën e koordinimit mes organeve të sigurisë edhe presidenti Bujar Nishani mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në mbledhje, Presidenti theksoi se në këtë situatë kërcënuese, edhe Shqipëria si anëtare e NATO-s, vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe aleat i koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit ka detyrimet dhe përgjegjësitë e veta përkatëse.

Free Traffic Exchange