http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria është e gatshme te japë kontributin e saj ne përballimin e krizës se refugjateve. Kjo garanci i është dhënë presidentes se dhomës së deputetëve të republikës italiane, Laura Boldrini nga kryetari i kuvendit Ilir Meta. Gjate takimit, dy politikanet kane biseduar rreth sfidave te fundit të sigurisë që po kalon Europa që lidhen jo vetëm me krizën e refugjateve, por edhe me terrorizmin duke theksuar rëndësinë e intensifikimit te përpjekjeve ndërparlamentare në interes të një Evrope më solidare dhe më sociale.Ilir Meta: Natyrisht në këtë takim, nuk mund të mos përmendim edhe krizën e refugjatëve me të cilët është ndeshur Italia vazhdimisht, por po ndeshet edhe mbarë Europa, e cila bën thirrje për një Europë më të bashkuar. Natyrisht Shqipëria, duke qenë gjithnjë e më shumë pjesë e Europës së bashkuar edhe falë mbështetjes së Italisë, ka treguar gjithmonë vullnetin e saj për të qenë pjesë e këtyre përpjekjeve të përbashkëta?.Laura Boldrini: Jam e sigurt që kemi ende shumë për të zhvilluar në aspektin e marrëdhënieve tona institucionale dhe parlamentare. Për këtë pata kënaqësinë për të ofruar një bashkëpunim ndërmjet dy parlamenteve tona që ndërtohet me shpirtin për të bashkuar forcat për të vënë në vijë një sistem bazuar në shkëmbimet reciproke që mund t?u sjell shumë të mira të dy parlamenteve.Ndërkaq presidentja e dhomës së deputetëve, Boldrini vlerësoi rolin dhe angazhimin e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s, në përballimin e sfidave të përbashkëta. dhe nga ana e tij meta theksoi se Shqipëria do të jetë një kontribuuese aktive në shërbim të sigurisë dhe paqes, duke nënvizuar se ky proces ka nevojë për solidaritet, gjithpërfshirje dhe ndarje të përgjegjësive dhe barrës financiare.