http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
25 vite pas rrëzimit të komunizmit ne Shqipëri, klasa politike përballet me sfida të mëdha në funksion të shtetndërtimit. Demokracia kërkon vullnet dhe bashkëpunim dhe jo qasje për hir të interesave politike. Por Ambasadori amerikan Donald Lu, vuri theksin tek nevoja për konsensus politik me qëllim realizimin e reformave. Partitë politike, nuk duhet të konsiderojnë njëra-tjetrën armik por të bashkëpunojnë u shpreh ambasadorja e BE Romana Vlahutin. Ndërsa kreu i Prezencës së OSBE Florian Rouning nënvizoi se Shqipëria është ende prapa, sa i takon shtetndërtimit dhe institucioneve funksionale. Deklaratat u bënë gjatë një takimi, i cili pati në qendër të diskutimeve 25 vjetorin e rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri.