Rreziku nga përmbytjet në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Don Bosko? është padyshim një nga zonat më problematike porsa i përket mungesës së kanalizimeve. Prej vitesh banorëve dhe bizneseve u duhet të përballen me vërshimin e ujërave sa here ka reshje shiu. Gjatë një inspektimi kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë se situata është po shkon drejt përmirësimit. Për këtë arsye, bashkia ka vënë 700 persona në terren për monitorimin e situatës në 48 orët ardhme. Sinoptikanet kane paralajmëruar se te mërkurën është dita me intensitetin me te larte te reshjeve.?Ne kemi investimet më të mëdha të ujësjellësit që do të jenë për kanalizimet. Do të fillojmë 13 pika nevralgjike, Lapraka, Don Bosko, ju e dini që kemi bërë një rrugë të re sot që i ka të gjitha kanalizimet. Si përfundim kam vetëm një mesazh në një qytet me 1 milionë banorë fatet i kemi të lidhura. Meqë i kemi fatet e lidhura të bashkëpunojmë të gjithë pa pasur panik. E di që këto do të jenë 48 orë të vështira, por jemi këtu?.Veliaj theksoi se puna është përqendruar ne pastrimin e kanalizimeve. Kryebashkiaku ka ftuar qytetarët te bashkëpunojnë me institucionet ne përballimin e situatës.

Free Traffic Exchange