Tërhiqet kryeministri Mustafa - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa opozita në Kosove mban të bllokuar parlamentin pasi kërkon tërheqjen e dy marrëveshjeve me Beogradin per bashkësinë e komunave serbe dhe kufirin me Podgoricën, kryeministri Mustafa ka thirrur asistencën e ekspertëve të BE-së dhe SHBA-së për demarkacionin. Përmes një letre, kreu i qeverisë së Kosovës i kërkon ndërkombëtareve ndihmën për këtë çështje, per te cilën do te ngrihet një komision, ku është pjesë është dhe opozita. I menjëhershëm ka qenë reagimi i partive politike në opozitë. AAK-ja, subjekti që ka kundërshtuar më fortë këtë pakt, e ka mirëpritur një veprim të tillë ndërsa ka ofruar dhe ekspertët e saj. Më herët lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, për çështjen e kufirit me Malin e Zi dha dhe dorëheqjen nga pozicioni si anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme. Ndërsa lëvizja Vetëvendosje e komenton këtë si nje përpjekje per te mbuluar përgjegjësitë e Hashim Thaçit. Ky i fundit ka mbajtur dhe një interpelancë për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës. Ajo u mbajt ne një kohe qe banoret e zonës kufitare te mbështetur nga opozita akuzojnë qeverinë se më vijën kufitare të negociuar po i fal Malit të Zi rreth 12 mijë hektarë tokë. Kosova e ka mbyllur përcaktimin e kufijve me Shqipërinë e Maqedoninë, ndërsa me Serbinë kjo çështje mbetet e hapur, pasi Beogradi nuk e njeh shtetin e Kosovës.