“Gjyqtarë e prokurorë të korruptuar” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të pasur një gjyqësor të drejtë, duhet luftuar korrupsioni që e kapluar atë. Lufta kundër korrupsionit, një togfjalësh tashmë i shndërruar në klishe, ishte në qendër të deklaratave të ndërkombëtarëve që po asistojnë reformën në drejtësi. I ashpër dhe i drejtpërdrejt ishte kreu i Misionit EURALIU-s në Tiranë, kur tha se Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë, sa i takon korrupsionit në drejtësi. Ndërsa ambasadorja e Bashkimit Europian, foli qartë kur tha se pronat, pasuria milionëshe dhe jeta luksoze e disa gjyqtarëve, nuk mund të vijnë nga rroga të vogla.Romana Vlahutin:?Ka disa gjyqtarë në vend, pronat e të cilëve kanë vlerë miliona euro dhe që janë të pashpjegueshme. Është pak e pashpjegueshme. Kur në një vend të vogël e të varfër, dhe ku paga më e madhe e një gjyqtari është 1500 euro, disa kanë akumuluar miliona euro. Pse ndodh kjo? Ndoshta shumë prej tyre janë martuar me partnerë shumë të pasur, apo për shkak të faktit që vijnë nga familje të pasura. Si është e mundur që 150 referime kriminale për pasuri të pajustifikuara gjatë vitit të fundit, kanë përfunduar në 4-5 ndjekje penale?! A është ky një sistem që mendohet se do t?i mbrojë qytetarët nga korrupsioni apo është sistem për të mbrojtur personat e korruptuar nga përballja me ligjin?! Duhet të ketë qartësi?.Për ambasadorin francez Bernad Fitoussi, duhen marrë masa në luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që apeloi për transparencë në emërimet në sistemin e drejtësisë.Bernard Fitoussi:?Lufta kundër korrupsionit ka një rëndësi të veçantë në reformën e sistemit të drejtësisë. Ne duhet të bëjmë dallimin shumë shpejt se ku dhe në qoftë se ka gjyqtarë apo prokurorë të korruptuar. Dhe këta persona duhet që menjëherë t?i nënshtrohen procesit gjyqësor. Ky është një proces shumë i rëndësishëm, sepse konsiderohet si mënyra e vetme për të fituar besimin e munguar ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve?.Reforma në sistemin e drejtësisë shqiptare, është kushte thelbësor që Brukseli i ka vendosur Shqipërisë për përshpejtimin e procesit të integrimit. Për ta finalizuar , Misioni EUROALIU-s po asiston Parlamentin shqiptar në hartimin e kësaj reforme.