Rama: Asnjë frikë nga terrorizmi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një shkrim të titulluar ?Asnjë frikë nga terrorizmi? dhe të postuar në rrjetin social facebook, kryeministri Rama shkruan se sulmet e Parisit kërkuan të na përcjellin mesazhin e terrorit dhe të pasigurisë. Sipas kreut të qeverisë ky ishte mesazhi që dhanë terroristët natën e 13 nëntorit dhe kjo është dhe sfida jonë në radhë të parë me vetveten. Rama konfirmon qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve në luftën kundër terrorizmit, ndërsa thotë se ISIS do t?i vijë fundi.?Bashkësia terroriste kërkon të na e kthejë përmbysë ngrehinën e vlerave të jetës dhe të bashkëjetesës sonë. Kërkon të na strukë pas perçes dhe brenda rrobave të zeza të frikës për të na imponuar tjetërsimin e vetvetes. Kërkon të na mbyllë ndaj të tjerëve dhe të na nxijë jetën, duke na kthyer në qenie dhe në vende që gjallojnë pa forcën e vlerave dhe normave të bashkëjetesës që mbajnë gjallë gjithë qytetërimin tonë. Por historia ka njohur mortje edhe më të mëdha sesa kjo shkretëtirë shpirtërore e mishëruar në trupa njerëzish të mbuluar në të zeza që përçudnojnë fenë për t?ju dhënë emrin e fesë akteve të tyre të mizore, mbi njeriun dhe mbi trashëgiminë kulturore të njeriut mbi tokë. Edhe kjo do të ketë fundin që patën të tjerët përpara saj. Ne shqiptarët do të vazhdojmë të qëndrojmë me besim të plotë në anën e duhur të historisë si pjesë e Europës së bashkuar, e aleancës së madhe të së mirës, kundër së keqes.Sipas kryeministrit Rama ajo që ndodhi në Francë duhet që në radhë të parë të mos lejojë qe shqiptaret te ndryshojnë mënyrën e jetesës.?S?ka vend për panik.S?ka vend për frikë.S?ka vend për të ndryshuar asgjë në rendin e ditës sonë.Shqipëria nuk është as më shumë dhe as më pak e kërcënuar sesa vendet e tjera. Jeta vazhdon dhe secili prej nesh duhet ta jetojë atë përditë pa rënë pre e pasigurisë që duan ta kallin në zemrat dhe në mendjet tona ushtarët e shkretëtirës pa zot?.Rama shkruan se në Shqipëri është marrë çdo masë dhe se askush, askund në botën, të cilës i përkasim nuk mund të jetë jashtë rrezikut. Sipas tij jeta duhet të vazhdojë normalisht, pasi s?ka asnjë arsye të veçantë, fakt apo informacion të caktuar që ne në Shqipëri të ndjehemi më të kërcënuar sesa të gjithë të tjerët.