“Sulm ndaj imazhit të LSI” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta ka qenë i drejtpërdrejtë me anëtarët e Këshillit Drejtues Kombëtar, kur tha se nuk toleron asnjë akt korrupsioni në partinë që drejton. Sipas tij, nuk mund të bëhet politikë e pastër me forma të dyshimta financimi.?LSI nuk është e imunizuar nga praktikat korruptive, por jeni dëshmitarë të faktit se ka një përpjekje për të dëmtuar imazhin e LSI në mënyrë të padrejtë për arsye politik. Ndaj përgjigja jonë ndaj të gjithë atyre që janë të shqetësuar për rritjen e LSI është transparencë maksimale, goditje pa më shumë ndaj korrupsioni dhe cilido, mbi të gjitha kur është tek LSI. Jemi krenarë se asnjë nuk ka paguar lekë në dorë tek partia për të qenë i pari apo i dyti në listë. Ashtu sikur flitet se kërkojnë lekë për partine e përralla të tjera, që nuk janë gjë tjetër veçse abuzim?.Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar, kreu i LSI-së vlerësoi konsensusin e arritur për procesin e dekriminalizimit, i cili duhet të vijojë edhe në reformën në drejtësi.?Tani që e kemi përmbyllur pengesën e parë, besoj do realizojmë me konsensus reformën në drejtësi pas opinionit të Venecias. Është reformë e domosdoshme për të luftuar në themel korrupsionin dhe krimin e organizuar, që janë shqetësuese edhe në progresraport?.Në fjalën e tij, Meta u ndal edhe në diskutimet për projektbuxhetin dhe paketën e re fiskale për vitin 2016. Ai kërkoi angazhim maksimal nga deputetët e LSI, ne mënyrë që buxheti i ardhshëm të respektojë objektivat makroekonomike.

Free Traffic Exchange