Tirana rrezikohet nga përmbytjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana rrezikohet nga te tjera përmbytje, jo vetëm per shkak te motit qe këtë jave pritet te përkeqësohet, por kryesisht per bllokimet e kolektorëve dhe ndërtimet e bëra mbi to. Nje dite pas situatës se pazakonte te krijuar nga përmbytjet ne kryeqytet, bashkia konstatoi se gjendja u rendua per shkak te ndërtimeve pa kriter mbi kolektorë. Nënkryetarja Brunilda Paskali, deklaron per Vizion Plus se ka filluar evidentimi i objekteve, proces qe do te pasohet me penalitete ndaj atyre qe kane ndërtuar dhe shembjen e shtëpive. Vetëm javën e fundit, punonjësit e bashkisë kane hequr nga kanalet e ujerave te zeza, 50 ton qese plastike dhe materiale te tjera qe ne rast reshjesh, bëhen shkak per bllokime dhe përmbytje. Nënkryetarja Paskali u ka bere apel qytetareve te jene me te përgjegjshëm ne ruajtjen e ambientit. Pas reshjeve dhe përmbytjeve te nje dite me pare, situata ne Tirane është normalizuar. Uji qe kish mbuluar rrugët dhe zona te tera kryeqytetit është larguar. Ndërsa 63 familje te Kamzes pranë lumit te Tiranës, jane strehuar ne qendrën e emergjencave civile. Ndërkohe rreth 200 punonjës te ndërmarrjes numer 1 dhe 2 janë ne terren per pastrimin e kanaleve dhe avarive te krijuara nga përmbytjet. Dimri sapo ka filluar dhe kjo jave parashikohet te jete me mot te keq dhe reshje te dendura shiu.

Free Traffic Exchange