OSHEE për ndërprerjen e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e Shpërndarjes së Energjisë ka bërë përgjegjëse për mungesën e furnizimit me drita gjatë ditëve të fundit, motin e keq, që ka shkaktuar rrëzim të shtyllave si edhe sasinë e reshjeve si pasoje e te cilave, shumë fidra në qytetet kryesore të vendit, por dhe në zonat rurale të mos funksionojnë më. Gjatë rregullimit të nënstacionit i cili furnizon me energji një pjesë të Tiranës, administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, tha se është arritur që të zgjidhet pjesa më e madhe e defekteve, dhe brenda ditës besohet se do të ketë energji në të gjithë Shqipërinë. Ardian Çela tha se po merren masat që edhe gjatë ditëve në vijim të mos ketë ndërprerje të energjisë, edhe pse kjo është pak e vështirë për shkak se pjesa më e madhe e linjave që furnizojnë rrjetin tonë janë ta amortizuara. Çela tha se garantohet që të mos ketë ndërprerje në asnjë hidrovor dhe asnjë qënder shëndetësore. OSHEE ka ngritur një grup të gatshëm prej 1650 punonjësish për të zgjidhur defektet. Janë edhe 34 fidra të cilat furnizojnë një pjesë të rrjetit që ende po rregullohen, nga 192 që ishin një ditë më parë. Shumë zona në Tiranë, Durrës, Berat, Fier. Burrel Shkodër dhe Korçë vijojnë të mos kenë energji elektrike.