Situatë problematike në përmbytjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata ne disa prej zonave te prekura nga përmbytjet vazhdon te mbetet problematike. Zona e Fushe Krujës është një nga më te dëmtuarat, pasi me qindra hektarë tokë janë përmbytur si pasoje e daljes se lumit Ishëm nga shtrati. Në Bubq reshjet e shiut kane rrezikuar seriozisht 4 banesa. Situata paraqitet problematike edhe brenda qyteteve të Krujës e Fushë Krujës, ku dhjetëra banesa dhe dyqane gjatë ditës së djeshme kanë qenë nën ujë për shkak të daljes nga shtrati të lumit Zezë.Banoërt thonë se situata përsëritet sa herë që bie shi i rrëmbyeshëm. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi të mbjellat me jonxhe e grurë janë nën ujë. Ndërkohe është ngritur nje komision për evidentimin e dëmeve. Në Lezhë që prej mesnatës të së shtunës, njësitë administrativë të Kallmetit dhe Blinishti janë pa energji elektrikë për shkak të një defekti në fibrin e Kallmetit, i cili furnizon disa fshatra. Kjo situatë duket se është shfrytëzuar nga disa persona, ende të paidentifikuar, për të vjedhur një transformator në kabinën elektrike të fshatin Merqi. Banoret për këtë situatë, bëjnë përgjegjëse OSHEE-në, pasi mungesa e energjisë sipas tyre është bërë shkak për këtë vjedhje.

Free Traffic Exchange