http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ketë godine,107 vite me pare u mbajt Kongresi i Manastirit, një nga ngjarjet me te rëndësishme per shqiptaret, ku u njehsua alfabeti shqip. Delegate te ardhur nga Shqipëria dhe shqiptare qe jetonin jashtë trojeve te tyre te përfshire ne klube e shoqata, u mblodhën ne ketë qytet nga 14-22 nëntor te vitit 1908 per te njehsuar alfabetin shqip. Duke lëne pas ndasitë krahinore, Kongresi vendosi qe për shkrimin e shqipes qe deri ne ate kohe përdoreshin katër alfabete te ndryshme, te përdorej vetëm alfabeti latin. Ne kete dite aktivitete te shumta zhvillohen ne Manastir, ku jane mbledhur se bashku ministrat e Arsimit te Maqedonisë, Kosovës e Shqipërisë. Një koncert lirik mbahet nga solistet e Teatrit Kombetar te Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ndërsa ne Tirane nuk është planifikuar ndonjë event. Urimet per Ditën e Alfabetit nuk munguan nga liderët e partive shqiptare ne Maqedoni. ?Ashtu si edhe Lidhja e Prizrenit më 1878 dhe shpallja e pavarësisë në Vlorë më 1912, 22 nëntori i vitit 1908 solli vendim të guximshëm, historik dhe vizionar të më mirëve të kombit tone?, shkruan kryetari i BDI, Ahmeti ne rrjetin social Facebook. Ndërsa kreu i PDSH-se, Menduh Thaçi ne urimin e tij tha se është obligimin i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin e rilindësve tanë duke kultivuar gjuhën, kulturën, si dhe vlera mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë. Pavarësisht situatës dhe te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni dhe problemeve ne zbatimin e Marrëveshjes se Ohrit, presidenti Ivanov përmes nje mesazhi ne gjuhen maqedonase theksoi se Gjuha shqipe është pjesë e pandashme e pasurisë kulturore dhe gjuhësore te Maqedonisë dhe se diversiteti gjuhësor forcon shoqërinë tonë. Ndërsa kryeministri Gruevski tha se respektimi i kësaj date është edhe respekt ndaj komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë. Ne urimin e tij thuhet se ky respekt është rojtari kryesor dhe strumbullar i shoqërisë sonë dhe të ardhmes sonë të përbashkët.