http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ujërat e zeza janë kthyer në rrezik epidemie për banoret e fshatit Mbrostar Ura, e ne veçanti për nxënësit e shkollës nëntëvjeçare. Banorë, nxënës dhe Drejtues të shkollës konfirmojnë kete situate shqetësuese. Sipas tyre kanalet anës godinës së shkollës, por edhe rrugët e lagjeve janë të mbushura me ujërat e zeza, të cilat depozitohen aty prej kohësh. Para disa vitesh pati nje projekt per ndërtimin e kanalizimeve, por nga investimet nuk duket asnjë gjurmë tubacionesh, ndërsa gjendja e ujërave të zeza ka kthyer këtë fshat ne zonë te pabanueshme.