Moti i keq, mbytet i riu në Dibër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përkeqësimi i menjëhershëm i motit ka shkaktuar edhe viktima. Një 27 vjeçar nga Dibra është shpallur i zhdukur, pasi ka humbur kontaktet me familjen që prej mbrëmjes së djeshme. Sipas policisë i riu 27 vjecari Adil Vladi mund të jetë mbytur, gjatë kohës kur ka shkuar për të pastruar kanalet e HEC-ve. Forcat e policisë janë vënë në kërkim të punonjësit të hidrocentralit privat. Më herët në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit një 27 vjeçar ka humbur jetën, pasi makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga. Viktima është Niko Karaj, banues në fshatin Murras të Elbasanit. Në aksident është përfshirë mjeti tip Land Rover që drejtohej nga një 51-vjeçar nga Shkodra. Situata paraqitet problematike edhe ne Fushë Krujë. Shirat e rëna gjatë natës kanë bërë që lumi Zezë të dale nga shtrati. Për pasojë dhjetëra banesa janë përmbytur në lagjen ?Bakushe Visha?. Në disa zona niveli i ujit ka arritur deri në 1 metër, ndërsa grupet në terren po punojnë për stabilizimin e situatës. Edhe qarku i Shkodrës po përballet me situatën e vështire te krijuar nga moti i keq, prej 24 orësh shuma rrugë dytësore janë bllokuar. Shiu ka shkaktuar përmbytje të rrugëve dhe ne Durrës, ku në disa rrugë ka qenë i vështirë qarkullimi i automjeteve, për shkak të bllokimit të kanalizimeve.