Rama-Tusk për terrorizmin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur kërcënimi nga terrorizmi, pas sulmeve të Parisit, është shndërruar në kryetemë të vendeve të Bashkimit Europian, edhe Shqipëria nuk mbetet pas. Për të diskutuar për këtë temë, në Shqipëri mbërriti Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, i cili zhvilloi një takim 45 minutësh me kreun e qeverisë Edi Rama. Pas takimit, shefi i ekzekutivit theksoi se Shqipëria qëndron përkrah aleatëve në luftën kundër terrorizmit. Por nënvizoi se nuk ka vend për panik.?Besoj se terroristet nuk do të na frikësojnë, sepse liria dhe solidariteti ynë janë shumë më tepër të forta sesa terrori dhe frika. është detyrë politike e jona për të qenë bashkërisht kundër kësaj sfide dramatike. Sot askush nuk është vetëm?Kriza e refugjatëve ishte pjesë e bisedës mes shefit të ekzekutivit shqiptar dhe zyrtarit të lartë europian.?Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e gjithë Europa po përballen me fluksin e refugjatëve. Vlerësojmë gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar në menaxhimin e krisës së refugjatëve. Shqipëria është partner i besueshëm i Bashkimit Europian. në këtë situatë vendet e BE-së janë duke monitoruar dhe kontrolluar kufijtë?Duke theksuar se Bashkimi Europian mbështet integrimi europian të Shqipërisë, Tusk theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak për reformën në drejtësi.?Ne e kuptojmë që vendet e rajonit kanë nevojë për mbështetje në procesin e integrimit europain. Në takimin me kryeministrin afirmuam angazhimin e përbashkët për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Progresraporti tregon progres të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ramë dakord për rëndësinë e mbështetjes ndërpartiake të reformave të rëndësishme, sidomos atë në sistemin e drejtësisë, e cila duhet të forcojë pavarësinë, llogaridhënien, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit?Ndërsa kryeministri Rama nënvizoi angazhimin e qeverisë për plotësimin e detyrimeve. Vizita disaorëshe e Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk në Shqipëri, është pjesë e një turi rajonal që po zhvillon gjatë kësaj fundjave.

Free Traffic Exchange