Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-07 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas sulmeve terroriste ne Paris, presidenti Bujar Nishani mblodhi këtë pasdite Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në mbledhje, përveç presidentit, në këshill ishin edhe kryeministri Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, ministrat Tahiri dhe Bushati, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Jeronim Bazo, si dhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Ndërkohë, prej tre ditësh policia dhe të gjitha institucionet e sigurisë në vend, kanë kaluar në gatishmëri të përforcuar. Të gjitha patrullat e policisë janë pajisur me armatim të rëndë, ndërkohë që është shtuar prezenca në vende te populluara. Në terren, janë shtuar edhe agjentë të Shërbimit Informativ dhe Antiterrorit.

Free Traffic Exchange