Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Diga e Liqenit Artificial në Tiranë ka marrë një pamje krejtësisht të re gjatë fundjavës, duke u shndërruar në një garë të vërtetë për ti ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë. ?Vrapoj për fëmijët? quhet nisma që bëri bashkë biznese, qytetarë, si dhe përfaqësues të selive diplomatike të cilët në siglën e Vodafone Albania, mblodhën fonde për fëmijët që janë diagnostifikuar me kancer dhe që kurohen në spitalin pediatrik në Tiranë.
?Vrapoj për fëmijët? quhet nisma e cila synon ti vijë në ndihmë 40 fëmijëve të diagnostikuar me kancer e që trajtohen aktualisht në spitalin pediatrik në Tiranë.
E konceptuar si nje minimaratone nën logon e Vodafone Albania, në vrapin e bamirësisë morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, biznese, organizata jo qeveritare,të cilët kontribuan në mbledhjen e fondeve përmes tarifës së pjesmarrjes.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/maratone-vrapimi-ne-ndihme-te-femijeve-te-diagnostifikuar-me-kancer/