http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramen se kopjoi programin e opozitës per heqjen e taksave te biznesit te vogël. Basha tha se një kryeministër qe fut duart ne xhepat e shqiptareve, qe vjedh ne tatime e dogana nuk e ka per gje te vjedhë propozimet. Kryedemokrati megjithe ketë ndryshim te qeverise u shpreh se kryeministri ka mungese vizioni dhe e ka katandisur vendin ne një situate kritike, duke shkaktuar vetëm varfëri shqiptareve. Basha tha se Rama i gënjeu shqiptaret per shëndetësi falas, për ulje çmimesh e taksash e per ketë arsye, sipas tij te gjithë duhet te mbështesin vetem alternative e opozitës. Ne vijim te fjalës se tij, Lulzim Basha u shpreh se opozita do te vazhdoje konsultimet me qytetaret ne te gjithë vendin per te vene ne jete platformën e saj.