http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çelja e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim me Bashkimin Europian, varet nga ecuria e reformës së sistemin e drejtësisë. Për Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Europian Christian Dannielson, Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, por duhet më tepër punë në zbatimin e ligjit. ?Raporti tregon progres të qëndrueshëm të Shqipërisë, por duhen ndërmarrë hapa përpara në kuadrin e shtetit ligjor. Raporti është i qartë dhe duhet bërë më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe këto lidhen direkt me reformën në sistemin gjyqësor. Prandaj kjo reformë është e rëndësishme dhe ne vëmë theksin në këtë pikë.? Në takimin e tretë të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Majlinda Bregu nënvizoi faktin se ecja në procesin e integrimit nuk duhet të jetë një garë pa kohë. Në frymën e reformës në drejtësi, sipas Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, procesi i dekriminalizimit merr rëndësi të veçantë. Më herët, drejtori i Zgjerimit pati një takim me ministren e Integrimit Klajda Gjosha, ku u vlerësua se progres raporti konsideron nevojën për shtyrjen përpara të reformave.