Investimi në landfilldin e Elbasanit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trajtimi i mbetjeve në landfilldin e Elbasan, sipas kryeministrit Edi Rama, do të shndërrohet në një model që do të shtrihet në të gjithë vendin. Impianti i certifikuar sipas standardeve të Bashkimit Europian, përveç përpunimit të plehrave do të jetë në gjendje të prodhojë elektricitet. Ndryshe nga landfillde të tjera, të cilat do t?i kushtonin bashkisë të paktën dy milionë euro, Rama tha se per depozitimin e plehrave në Elbasan nuk do të paguhet asgjë.?Ne jemi në përgatitje për ta përtërirë këtë eksperiencë edhe në disa zona të tjera, me shpresën e madhe që në një masë shumë të konsiderueshme ky problem do të zgjidhet me themel një herë e mirë dhe Shqipëria nga një vend i mbytur nga plehrat nga të katërta anët, jo vetëm për shkak të mungesës së pikave të depozitimit, por edhe për shkak të helmeve që ato prodhojnë të shndërrohet në një vend normal në këtë aspekt, siç e meriton faktikisht.?Ministri i Mjedisit Leter Koka foli edhe për përfitimin energjetik që do të vije nga ky investim. Paralelisht me punimet për përfundimin e punimeve, ka nisur edhe procesi i zhvendosjes së mbeturinave nga Elbasani në landfilld, proces që do të përmbyllet brenda 3-4 muajve të ardhshëm.

Free Traffic Exchange