Basha: Ulim taksat, investojmë në bujqësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha u ka shpjeguar banoreve te Selenicës vizionin e Partisë Demokratike per zhvillimin ekonomik te vendit e veçanërisht te bujqësisë. Basha ka folur ne Selenice per vendosmërinë e se djathtës per te ulur taksat si pasoje e te cilave shqiptareve do t?u kthehen 500 milionë euro.Këta që u kërkojnë kuponin për një kilogram qepë fshatarëve, këta vjedhin ditë për ditë 1 milionë dollarë në Dogana e Tatime. Ku i vjedhin? Me naftë e cigare kryesisht, mallra të akcizës. Me paratë që ju marrin nga xhepat tuaj, përfundojnë në xhepat e tyre, ne do t?i kthejmë në xhepat tuaj. Vetëm me uljen e taksave ne do t?i kthejmë shqiptarëve 500 milionë euro në vit.Basha u ka shpjeguar banoreve edhe programin qe PD ka per sektorin e bujqësisë dhe nese PD fiton zgjedhjet, buxheti per kete sektor do te jete 100 milionë dollarë.Do të forcojmë kontrollet. Mos të vijnë mashtruese këtu, Kokëdhimat e farave dhe fidanëve dhe t?ju shesin ju mall kallp.Të gjithë fermerët do të kenë mundësi të shesin produktet e tyre në tregjet e fermerëve kudo nëpër Shqipëri, pa i ra në qafë askush dhe pa NIPT.Kamatëvonesat do te falen pa diskriminim të gjitha, konsumatorët, fermerët në qytet, në fshat dhe biznesi.Edhe nga Selenica, Basha ka bere thirrje per rrëzimin e qeverise.Të mblidhemi bashke dhe me të gjitha mjetet t?ia shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Të rrëzojmë e ta çojmë vendin në një rruge tjetër, përndryshe këta do ta zbrazin vendin.