Frika nga aktet terroriste, shtohen masat e sigurisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sulmet terroriste qe tronditen Francën kane alarmuar Shqipërinë. Prej së shtunës autoritetet shqiptare në të gjitha pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë kanë përforcuar masat e sigurisë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se përgjatë gjithë vijës kufitare do të ketë prezencë të forcave policorë dhe agjente të shërbimeve sekrete. Ndërkohë kontrollet do të jenë edhe me te imta për të gjithë shtetasit e huaj, kryesisht ata që vijnë nga vende ne konflikte.Në 24 orët e fundit, nuk ka asnjë shtetas të huaj të kthyer apo të ndaluar në këto pika kufitare.Ne pikëkalimin kufitar te Morinit, me e madhja qe lidh Kosovën me Shqipërinë, lëvizja e njerëzve dhe mallrave është normale. Me pare, behej vetëm një kontroll ne hyrje për gjithe kalimtaret ne Morin, por duke filluar nga e shtuna, situata ka ndryshuar.Në portin e Durrësit nuk ka shtim të efektivave. Punonjësit e policisë janë këshilluar të jenë tepër të vëmendshëm sa i përket hyrje-daljeve të personave, që mund të jenë me precedent penalë apo kontingjent i grupeve terroriste me orgjinë nga vendet e Lindjes së Mesme.Patrulla të policisë janë shpërndarë në kryqëzime të ndryshme në qytetin bregdetar, si në hyrjen para portit, shëtitoren ?Taulantia? si dhe ne zonën e Plazhit. Deri tani, nuk ka pasur raportime për evidentim të personave të dyshuar, por gjithsesi policia ka shtuar masat për të parandaluar çdo veprimtari kriminale.